Aktualitet

Të dyshuar për 25 vjedhje, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht të rinjtë futeshin në banesa nëpërmjet dritareve.

19 Janar 2023, 18:28 Nga A.B
Të dyshuar për 25 vjedhje, arrestohen dy shqiptarë në
Momenti i grabitjes

SPANJË- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Burgos në Spanjë pasi dyshohen si autorë të 25 vjedhjeve të ndodhura në muajt e fundit. Sipas mediave, dy të rinjtë të moshës 25 dhe 26 vjeç, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Zambak” pasi agjentët e policisë së zonës kishin konstatuar një numër të lartë denoncimesh për vjedhje që nga tetori i vitit të kaluar.

Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht të rinjtë futeshin në banesa nëpërmjet dritareve. Nga hetimet rezultoi se përdornin veshjet të errëta, megjithëse sërish ranë në radarët e policisë.

Burimi: Europaexpress.

arrestohen 2 shqiptare ne spanje spanje

Sondazh

Poll