Bota

Amerikanët të pakënaqur për dokumentet e klasifikuara të Biden- Çfarë tregon një sondazh i ri

Një sondazh i ri i Reuters/Ipsos i kryer gjatë tre ditëve në mbarë vendin dhe i përfunduar të dielën tregoi se 40% e amerikanëve janë dakord me performancën e Biden si president.

19 Janar 2023, 16:41 Nga k.m.
Amerikanët të pakënaqur për dokumentet e klasifikuara
Joe Biden

SHBA- Mes kritikave nga republikanët për dokumentet e klasifikuara të gjetura në rezidencën e tij, vlerësimi i miratimit të Presidentit të SHBA Joe Biden këtë javë arriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i mandatit të tij si president së tij. Një sondazh i ri i Reuters/Ipsos i kryer gjatë tre ditëve në mbarë vendin dhe i përfunduar të dielën tregoi se 40% e amerikanëve janë dakord me performancën e Biden si president.

Sondazhet aktuale ende tregojnë se ka një pakënaqësi të përgjithshme popullore me udhëheqjen.

Sondazhi mblodhi përgjigje nga 1035 të rritur.  Megjithatë, shifrat e fundit të sondazhit tregojnë se disa faktorë ndoshta nuk kanë pasur një ndikim pozitiv në imazhin publik të presidentit, pasi ai duket i vendosur të kandidojë përsëri për presidencën në 2024.

Biden, 80 vjeç, pritet të shpallë kandidaturën e tij, ndoshta në muajin e ardhshëm, pas fjalimit të tij të 7 shkurtit për gjendjen e kombit. Kështu të paktën pretendojnë burimet e Reuters.

joe biden

Sondazh

Poll