Art&Argëtim

Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të saj të ri

Flokët e saj ishin të tërhequr në një topuz dhe ajo e kompletoi look-un e saj me një palë vathë të gjatë dhe një çantë prej kadifeje të verdhë.

19 Janar 2023, 16:22 Nga k.m.
Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit të saj të
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez bëri një paraqitje mbresëlënëse në premierën e filmit të saj të ri ‘Shotgun Wedding’ në ‘TCL Chinese Theatre’. Format e saj unike dhe trupi i përsosur u ekspozuan për fansat teksa zgjodhi të vishte një krijim të Valentino me kristale dhe një hark të verdhë të ndezur në bel. Flokët e saj ishin të tërhequr në një topuz dhe ajo e kompletoi look-un e saj me një palë vathë të gjatë dhe një çantë prej kadifeje të verdhë.

Prodhuar nga ajo dhe aktori hollivudian Ryan Reynolds, filmi i saj i ri është një komedi romantike që ndjek një çift të fejuar me familjet e tyre në një destinacion ekzotik për dasmën e tyre të ardhshme. Megjithatë, dasma merr një kthesë… dramatike kur të gjithë të ftuarit bien viktimë e një situate të çuditshme pengjeje.

Darcy dhe Tom luftojnë për të shpëtuar të dashurit e tyre nëse nuk arrijnë të vrasin njëri-tjetrin fillimisht.

Shikoni trailerin

Regjisori është Jason Moore, ndërsa skenari është shkruar nga Mark Hammer. Luajnë: Jennifer Lopez, Josh Duhamel, Sonia Braga, Jennifer Coolidge, Lenny Kravitz. "Shotgun Wedding" pritet të publikohet më 27 janar në Amazon Prime Video.

jennifer lopez

Sondazh

Poll