Art&Argëtim

"Versioni më i shëmtuar"/ Elsa Lila reagon për herë të parë për deklaratën e kompozitorit të “Pyes Lotin”

Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996.

19 Janar 2023, 14:54 Nga a.l
 
"Versioni më i shëmtuar"/ Elsa Lila reagon për
Elsa Lila dhe Capital T

TIRANË- Pas kritikave të kompozitorit të 'Pyes Lotin' i cili u soll në një version ndryshe në festivalin e këngës në bashkëpunim me reperin Capital T, ka ardhur edhe reagimi i vetë këngëtares për fshirjen nga Youtube të këngës. Mirëpo “kush duron fiton!”. Kështu i është përgjigjur këngëtarja a njohur Elsa Lila kompozitorit Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.

"Versioni më i shëmtuar"/ Elsa Lila reagon për
postimi

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi./ Dosja.al

elsa lila

Sondazh

Poll