Art&Argëtim

Koreografi bëhet drejtor i aktorëve/ Rama e zgjedh vetë, Gjergj Prevazi emërohet në krye të Teatrit 'Kujtim Spahivogli'

Ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili ka vendosur që Prevazi të jetë edhe drejtori i ri të Teatrit Eksperimental.

18 Janar 2023, 19:09 Nga k.m.
Koreografi bëhet drejtor i aktorëve/ Rama e zgjedh vetë, Gjergj
Gjergj Prevazi

TIRANË- Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental 'Kujtim Spahivogli'. Trupa përzgjedhëse e përbërë nga Agim Bajko, Altin Basha, Berina Kokona, Ejana Xhixha dhe Irena Prici vendosën që dy të zgjedhurit e tyre, mes 5 kandidatëve të shkonin në tryezën e kryeministrit Edi Rama për të vendosur. Ka qenë ky i fundit, ai i cili ka vendosur që Prevazi të jetë edhe drejtori i ri të Teatrit Eksperimental, edhe pse në fakt është koreograf dhe nuk ka lidhje me drejtimin e aktorëve që do t'i duhet të bëjë gjatë mandatit që i siguroi Rama.

“Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”,” – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave sot, që gjithashtu mban edhe firmën e numrit një të qeverisë.

Gara e çelur më herët ka bërë bashkë 5 kandidaturat për këtë post, ku përveç Pervazit, garues ishin edhe Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani, dhe Ledjon Zoi.

Por kush është Gjergj Prevazi?

Koreografi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta ai i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë. Më pas, u bë pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Më 1997, ai bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre.

Sesi është bërë përzgjedhja dhe pse është caktuar një koreograf në krye të një teatri, e di vetëm kryeministri...

gjergj prevazi

Sondazh

Poll