Art&Argëtim

FOTOLAJM- Madonna pozon si Jezusi në ... darkën e fundit të grave

Kësaj radhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, në kopertinën e "Vanity Fair" pozon si Virgjëresha Mari që qan me shpatat që i shpojnë zemrën, ndërsa në një foto tjetër ajo luan "Jezusin", në një... Darkë të Fundit për femra.

19 Janar 2023, 15:58 Nga k.m.
FOTOLAJM- Madonna pozon si Jezusi në ... darkën e fundit të grave
Madonna

SHBA- Madonna së fundmi nuk ka reshtur së habituri publikun me zgjedhjet e saj, të cilat shkaktojnë reagime dhe komente të ndryshme. Kësaj radhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, në kopertinën e "Vanity Fair" pozon si Virgjëresha Mari që qan me shpatat që i shpojnë zemrën, ndërsa në një foto tjetër ajo luan "Jezusin", në një... darkë të fundit për femra.

Homazhi përfshin një gamë të gjerë imazhesh, të krijuara nga fotografët Luigi & Iango. Qëllimi i këtij seti fotografik është të prezantojë “vlerat që këngëtarja e njohur mbrojti gjatë rrugëtimit të saj artistik dhe përmes ikonografisë së saj.”

Përveç kësaj, Madonna njoftoi të martën, më 17 janar, orarin e një turneu të ri botëror me të cilin do të festojë 4 dekada të hiteve të saj. E titulluar 'The Celebration Tour', 'Mbretëresha e Popit' do të vizitojë 35 qytete dhe do të interpretojë këngë nga e gjithë diskografia e saj, e cila fillon nga albumi i saj i parë në 1983 dhe deri tek më të fundit, 'Madame X' të 2019. Biletat fillojnë shitjen më 20 janar.

Turneu botëror i këngëtares do të nisë në Kanada, vazhdon në SHBA, nga Çikago në Los Anxhelos dhe përfundon në Evropë – Londër, Barcelonë, Stokholm, ndër të tjera dhe përfundon në Amsterdam më 1 dhjetor.

madonna

Sondazh

Poll