Art&Argëtim

Romanca e re e Selena Gomez me Andrew Taggart ‘irriton’ vajzën e Steve Jobs, Eve fshin Instagramin e saj

Është mjaft interesante që kjo vjen mes thashethemeve që ish i dashuri i saj Drew Taggart po takohet me Selena Gomez.

19 Janar 2023, 15:13 Nga I.A
Romanca e re e Selena Gomez me  Andrew Taggart ‘irriton’ vajzën
Selena Gomez, Eve Jobs dhe Drew Taggart

SHBA- Vajza e Steve Jobs, Eve Jobs ka fshirë ose çaktivizuar Instagramin e saj. Është mjaft interesante që kjo vjen mes thashethemeve që ish i dashuri i saj Drew Taggart po takohet me Selena Gomez. Llogaria e modeles 24-vjeçare nuk ekziston më dhe kur klikohet, shfaqet një mesazh që lexon "Më falni, kjo faqe nuk është e disponueshme".

Eve dhe Drew, i cili është pjesë e The Chainsmokers, filluan të takoheshin në verë. Nuk dihet se kur u ndanë, megjithatë u raportua të hënën, më 16 janar, se Dreë dhe Selena, kanë nisur një romancë.

"Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre duke u futur fshehurazi nëpër klube vetëm për anëtarët," tha burimi i brendshëm.

Selena thuhet se është shumë e dashur me këngëtarin.

steve jobs eve jobs drew taggart

Sondazh

Poll