Aktualitet

Përmbytjet në vend/ Kreu i Emergjencave: Përroi i Manatisë në gjendje kritike, nuk ka familje të përmbytura

Çako tha se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Po ashtu theksoi se situate në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren.

19 Janar 2023, 14:05 Nga A.B
Përmbytjet në vend/ Kreu i Emergjencave: Përroi i Manatisë
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë në 'News24' foli për situatën e përmbytjeve duke u fokusuar në Lezhë dhe Shkodër kur problematikat janë paraqitur më të mëdha si pasojë e përmbytjeve. Çako tha se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Po ashtu theksoi se situate në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren. I ndalur tek situate në Shkodër, Çako u shpreh se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit kanë paraqitur situatë më problematike.

“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim.

'Pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të një liqeni të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen.'- tha Çako.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

haki çako permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll