Art&Argëtim

Intuita e GRUAS- Ja si Shakira zbuloi se Pique po e tradhtonte, artistja vuri re ushqimet në frigorifer

Që kur Shakira lançoi këngën e hakmarrjes kushtuar Pique, marrëdhënia e ish-bashkëshortëve është në fokus të publikut.

18 Janar 2023, 16:26 Nga A.B
Intuita e GRUAS- Ja si Shakira zbuloi se Pique po e tradhtonte, artistja vuri re
Shakira

SPANJË- Kolumbianja e famshme Shakira është në qendër të vëmendjes. Vitin e kaluar, pas lajmit të divorcit ajo u tregua diskrete dhe nuk donte të komentonte të gjithë situatën, mirëpo tashmë ajo ka bërë publike të gjitha gjërat që kanë ndodhur në marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Pique.

Edhe pse fillimisht ata pretenduan se shkaku i ndarjes nuk ishte një grua tjetër, rezulton se tradhëtia që Pique i bëri ishte fundi i lidhjes. Shakira thuhet se e kuptoi se futbollisti po e tradhtonte kur ajo u kthye në shtëpi nga një udhëtim, hapi frigoriferin dhe gjeti një kavanoz bosh me reçelin e saj të preferuar me luleshtrydhe.

Duke qenë se as Pique dhe as fëmijët e tyre nuk e pëlqejnë këtë reçel dhe nuk kanë marrë kurrë një lugë prej tij, ajo arriti në përfundimin se fajtori për kavanozin bosh me shumë mundësi një grua tjetër.

Intuita e GRUAS- Ja si Shakira zbuloi se Pique po e tradhtonte, artistja vuri re

Këtë e vërteton edhe një skenë nga videoklipi i Shakirës për këngën "Te Felicito" të prillit të vitit të kaluar, ku ajo hap frigoriferin, ku gjen kokën e Rao Alejandro, me të cilit ajo e regjistroi këtë këngë. 

shakira

Sondazh

Poll