Art&Argëtim

"The Last of Us"/ Seriali i ri “thyen rekorde”, i adhuruar nga kritika dhe fansat

Videoloja që kishte pushtuar botën me mbi 17.000.000 shitura dhe mori komente shumë pozitive për historinë e saj tronditëse, por u shndërrua në një serial shumë të shtrenjtë, ku çdo episod kushtonte 10 milionë dollarë, me zombie dhe një histori të veçantë dashurie atërore.

17 Janar 2023, 21:40 Nga k.m.
"The Last of Us"/ Seriali i ri “thyen rekorde”, i adhuruar
The Last of Us

SHBA- U publikua episodi i parë i serialit “The Last of Us” dhe shikimet tejkaluan çdo pritshmëri. Videoloja që kishte pushtuar botën me mbi 17.000.000 shitura dhe mori komente shumë pozitive për historinë e saj tronditëse, por u shndërrua në një serial shumë të shtrenjtë, ku çdo episod kushtonte 10 milionë dollarë, me zombie dhe një histori të veçantë dashurie atërore.

Seriali televiziv u bë menjëherë një temë qendrore e diskutimit në mediat sociale.

Shikuesit me komente lavdëruese treguan përshtypjen e mirë që la episodi i parë. Më konkretisht në IMDB, seriali u vlerësua me 9.7, si dhe në Rotten Tomatoes, me një vlerësim mesatar të audiencës prej 96%.

the last of us

Sondazh

Poll