Art&Argëtim

Fansi i fiksuar iu fut në shtëpi disa herë, artistja Billie Eilish merr urdhër mbrojtjeje

Ajo ka paraqitur një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Christopher Anderson.

18 Janar 2023, 14:25 Nga A.B
Fansi i fiksuar iu fut në shtëpi disa herë, artistja Billie
Billie Eilish

SHBA- Këngëtarja Billie Eilish thuhet se po kërkon mbrojtje nga një burrë që dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e familjes së saj disa herë. Ajo ka paraqitur një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Christopher Anderson.

Ka qënë babai i Eilish, Patrick O’Connell, ai i cili pretendon se Anderson është paraqitur në rezidencën e tij në Los Angeles në shumë raste për të deklaruar dashurinë e tij për këngëtaren dhe për t’i kërkuar ta takojë. Eilish pretendon se ajo dhe familja e saj kanë thirrur policinë pesë herë dhe kanë paraqitur disa raporte.

Ajo thuhet se shkroi në kërkesën e saj se sjellja e supozuar e Anderson i ka shkaktuar “ankth të konsiderueshëm, frikë dhe shqetësim emocional” për sigurinë e saj si dhe të familjes.

Fansi i fiksuar iu fut në shtëpi disa herë, artistja Billie

Këngëtarja u detyrua më parë të punësonte një roje sigurie për të fjetur në dhomën e ndenjes. Vendimi erdhi pasi adresa e saj doli në internet duke rezultuar në shfaqjen e një grupi fansash jashtë pronës.

“Ishte vërtet traumatizuese,” tha ajo për Rolling Stone. “Unë nuk ndihem e sigurt në shtëpinë time. Është e neveritshme. Unë e dua shtëpinë time. E kam dashur vëmendjen. Por nuk mendoj se dikush e di se çfarë është fama në të vërtetë.”

Burimi: TMZ

billie eilish

Sondazh

Poll