Art&Argëtim

Kanye West i vuri unazë; Kush është gruaja e tij e re, Bianca Sensory?

Reperi 45-vjeçar ka zhvilluar një ceremoni private me Bianca Sensori dhe çifti është parë me unaza martese, 2 muaj pas divorcit të tij nga Kim Kardashian.

17 Janar 2023, 23:02 Nga k.m.
Kanye West i vuri unazë; Kush është gruaja e tij e re, Bianca
Bianca Sensory dhe Kanye West

SHBA- Reperi Kanye West u martua me stilisten e Yeezy, Bianca Sensory, vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Sipas informacioneve të Daily Mail, reperi 45-vjeçar ka zhvilluar një ceremoni private me Bianca Sensori dhe çifti është parë me unaza martese, 2 muaj pas divorcit të tij nga Kim Kardashian.

Është e paqartë se sa kohë ata e njohin njëri-tjetrin dhe kanë qenë në një lidhje, por Sensory iu bashkua label-it Yeezy të Kanye West në nëntor të vitit 2020. Të njëjtat informacione thonë se pavarësisht se ceremonia dyshohet se ka ndodhur, martesa e tyre nuk është ende e ligjshme pasi çifti nuk ka depozituar certifikatën e nevojshme të martesës.

Kush është Bianca Sensory?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Heavy Purpie (@heavypurpie)

Sensory është 27 vjeçe dhe kryetare e pjesës së dizajnit të kompanisë me produktet e promovuara nga reperi. Ky është një pozicion që ajo e ka siguruar pas diplomimit master në fushën e Arkitekturës në Universitetin e Melburnit në Australi. Gjatë studimeve, Sensori themeloi një markë bizhuterish. Biznesi filloi kur ajo dhe një shoqe, Irene, filluan të bënin gjerdan dhe byzylykë kristali Swarovski për veten dhe miqtë e tyre, një hobi që i frymëzoi ata të krijonin diçka më të madhe.

Pas diplomimit, Sensory u bë konsulente dizajni për një vit përpara se të niste shkollën e arkitekturës për 3 vjet. Më pas, ai përfundoi një diplomë master midis 2019-2020 përpara se të transferohej në Los Angeles, ku fitoi punën në kompaninë e West. Deri para pak kohësh ajo kishte një profil në Instagram, i cili numëronte gati 17 mijë ndjekës, por e fshiu.

bianca sensory kanye west

Sondazh

Poll