Art&Argëtim

Pësoi sulm epileptik! Banori i 'Big Brother VIP Kosova' dërgohet me URGJENCË në spital, 'Lugati' shtrohet në reanimacion

Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat.

18 Janar 2023, 14:03 Nga A.B
Pësoi sulm epileptik! Banori i 'Big Brother VIP Kosova'
Gjon Karrica

TIRANË- “Lugati”, banori i 'Big Brother VIP Kosova', Gjon Karrica është larguar nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të disa shqetësimeve. Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Lugati” është rrëzuar pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat. Indeksonline merr vesh se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.

Drejtori ekzekutiv i 'Klan Kosovës', Adriatik Kelmendi, ka thënë se “Lugati” është në gjëndje stabile dhe momentalisht nuk ka ndonjë shqetësim.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime”, ka shkruar Kelmendi.

POSTIMI I PLOTË:

Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

big brother vip kosova

Sondazh

Poll