Sport

Ukrainasi Mudryk, futbollisti i ri i Chelseas, që ka thyer merkaton në Premier League…

Lojtari i ri i Chelseas ishte i panjohur dy javë më parë, ai zakonisht vepron si anësor ose brenda majtas, duke luajtur me një këmbë natyrale, megjithëse mund ta bëjë këtë edhe në krahun tjetër.

18 Janar 2023, 11:54 Nga DOSJA
Ukrainasi Mudryk, futbollisti i ri i Chelseas, që ka thyer merkaton në

ANGLI - Në këtë merkato dimërore ka pasur një lëvizje që ka bërë të dridhet bota e futbollit.  Përballë problemeve të tyre sulmuese, Chelsea ka nënshkruar me ukrainasin Mykhaylo Mudryk, me pagesën prej 100 milionë eurosh për Shakhtar Donetsk. 

Por kush është ky lojtar? Arsenali kishte vënë në tavolinë, sipas informacioneve të rrjedhura në Angli, 70+25 milionë, por Chelsea vazhdoi të rriste bastin. Sipas Transfermarkt, ky lojtar vlerësohet në 40 milionë dhe për kuriozitet, 25 milionë nga ato që t’i paguhen Shakhtar do të shkojnë për të ndihmuar në luftën në Ukrainë.

Premier League demonstron edhe një herë fuqinë e saj ekonomike, duke paguar një premium brutal pas ardhjes së lojtarëve si Joao Félix dhe Àlex Moreno. Dhe kini kujdes sepse Arsenali është ende në kërkim të një futbollisti për të shpenzuar paratë që ishin menduar për Mudryk. Pjesa tjetër e ligave, nga ana e tyre, janë ende në kërkim të pazareve.

Lojtari ukrainas është 22 vjeç dhe talenti i tij është i pa dyshimtë. Në moshën 17-vjeçare, Mudryk u promovua te Shakhtar Donetsk ndërsa ishte ende i ri. Pas disa ndeshjesh, shkoi në ekipin e parë në janar 2021.

Ai zakonisht vepron si anësor, ose brenda majtas, duke luajtur me një këmbë natyrale, megjithëse mund ta bëjë këtë edhe në krahun e kundërt. Shumë shpejtësi, shumë driblime dhe shumë gola. Në fakt, në Champions League ai ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje këtë sezon, gjë që e ka vënë në qendër të vëmendjes së futbollit planetar.

Në total, këtë sezon ai ka luajtur 24 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe duke shpërndarë tetë asistime. Numra të arritshëm për shumë pak... sidomos në një moshë kaq të re. Tani mbetet vetëm të shohim se si është përshtatja e tij dhe si do të performojë në një nga ligat e mëdha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll