Aktualitet

Atentati ndaj Lulzim Berishës/ Dëshmia e Ahmet Ajetit: Si më kërcënuan për jetën e vëllait, më sollën një armë dhe n

13 Shtator 2019, 09:23 Nga DOSJA
Atentati ndaj Lulzim Berishës/ Dëshmia e Ahmet Ajetit: Si më

TIRANË- Ditën e sotme ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmia e Ahmet Ajetit, shqiptarit nga Kosova, i cili akuzohet për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.

Ajeti ka deklaruar se disa persona i kanë kërkuar të vrasë duke e kërcënuar por se nuk kishte pranuar.

Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.
Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer se  është vetëplagosur në bark dhe ka deklaruar për policinë se është plagosur gjatë një sherri.

Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark. U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës. Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi. Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe meë plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, ka treguar Ahmet Ajeti.

Çfarë ndodhi në Durrës në vitin 2005?

Ahmet Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet ajeti atentati ndaj lulzim berishes deshmon kosovari ahmet ajeti atentati ndaj lulzim berishes deshmon kosovari

Sondazh

Poll