Bota

Tragjedi në SHBA/ 14- vjeçarja vret me armë zjarri të miturin, pas sherrit me një vajzë tjetër

Policia nuk bën të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje për shkak të moshës së tyre.

17 Janar 2023, 17:06 Nga a.l
Tragjedi në SHBA/ 14- vjeçarja vret me armë zjarri të
Policia Dallas

SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dallas të SHBA-së teksa një 14- vjeçare ka qëlluar për vdekje një 11- vjeçar, pas sherrit me një vajzë tjetër. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në një kompleks apartamentesh në Dallas jugor.

Gjatë hetimeve për të shtënat, policia konstatoi se në parkingun e kompleksit po ndodhte një sherr mes dy vajzave.

Një i dyshuar i mitur ka marrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të femrës me të cilën po luftonte; megjithatë, e shtëna goditi një kalimtar të rastit të mitur mashkull”, tha policia në një deklaratë.

Djali 11-vjeçar u transportua në spital ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. E dyshuara fillimisht u largua nga vendndodhja, por më vonë u mor në paraburgim dhe u akuzua. Ajo do të zhvendoset në Qendrën e Drejtësisë për të Miturit Henry Wade. Policia nuk bën të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje për shkak të moshës së tyre./ Dosja.al

vrasje ne shba

Sondazh

Poll