Bota

'Regjimi i Lukashenkos vazhdon represionin'/ Blinken: Do të vendosim edhe 25 ndalime të vizave

Blinken vuri në dukje se muajin e kaluar regjimi në Bjellorusi dënoi me 12 vjet burgim themeluesin e Fondacionit të Solidaritetit Sportiv dhe olimpiane bjelloruse Alyaksandra Herasimenia.

17 Janar 2023, 15:41 Nga a.l
'Regjimi i Lukashenkos vazhdon represionin'/ Blinken: Do të
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se regjimi i presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko vazhdon të shtypë popullin e vet dhe aspiratat e tyre demokratike, duke përfshirë, siç tha ai, gjyqin e motivuar politikisht në mungesë të lideres së opozitës demokratike Svetlana Tikhanovska dhe të tjerëve demokratë, aktivistë dhe bazuar në akuza pa argumente, shkruan Tanjug. 

"Si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, Departamenti i Shtetit do të vendosë 25 ndalime vizash për përfshirje në përmbysjen e demokracisë. Këto gjyqe të motivuara politikisht janë shembujt më të fundit të përpjekjeve të regjimit të Lukashenkos për të frikësuar dhe presion ndaj atyre që kërkojnë drejtësi, respekt për të drejtat e njeriut dhe një Bjellorusi demokratike”, thuhet në deklaratën e Blinken të mbajtur nga Departamenti i Shtetit.

Blinken vuri në dukje se muajin e kaluar regjimi në Bjellorusi dënoi me 12 vjet burgim themeluesin e Fondacionit të Solidaritetit Sportiv dhe olimpiane bjelloruse Alyaksandra Herasimenia.

antony blinken

Sondazh

Poll