Bota

Vuçiç thirrje Rusisë: Ndaloni rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë

Vullnetarët serbë luftuan përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk i di shifrat e sakta, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014.

17 Janar 2023, 15:48 Nga a.l
Vuçiç thirrje Rusisë: Ndaloni rekrutimin e serbëve
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë rekrutimin e shtetasve serbë për luftën në Ukrainë. Vuçiç ka kritikuar mediat sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat 'Grupi Wagner' u bën thirrje vullnetarëve t’i bashkohen radhëve të saj, shkruan Reuters.

Pse Wagner fton dikë nga Serbia, kur e dinë se është kundër rregulloreve tona?”, ka theksuar Vuçiç.

Vullnetarët serbë luftuan përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk i di shifrat e sakta, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014. Ligji serb i ndalon qytetarët e vendit të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit dhe disa janë dënuar për këtë. Vuçiç mohoi pretendimet se grupi ëagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, tha ka një pjesë në Serbi, ku grupet pro-Kremlinit dhe ultranacionaliste kanë mbështetur pushtimin e Ukrainës./ Dosja.al

aleksander vucic

Sondazh

Poll