Bota

VIDEO/ Kulla Eiffel ndriçohet nga sloganet në mbështetje të të drejtave të grave në Iran: Gruaja, Jeta, Liria

Katër muaj pasi Mahsa Amini vdiq në paraburgim, kulla prej hekuri të farkëtuar të kryeqytetit francez shfaqte sloganet “Gruaja. Jeta. Liria” dhe “StopExecutionsInIran”, një nga thirrjet kryesore të protestave.

17 Janar 2023, 16:51 Nga a.l
VIDEO/ Kulla Eiffel ndriçohet nga sloganet në mbështetje
Kulla Eiffel

IRAN- Kulla Eifel u ndez të hënën me slogane në mbështetje të protestuesve iranianë dhe grave që luftojnë për më shumë të drejta. Katër muaj pasi Mahsa Amini vdiq në paraburgim, kulla prej hekuri të farkëtuar të kryeqytetit francez shfaqte sloganet “Gruaja. Jeta. Liria” dhe “StopExecutionsInIran”, një nga thirrjet kryesore të protestave.

Franca thirri kryediplomatin iranian javën e kaluar lidhur me ekzekutimin e një shtetasi britaniko-iranian të akuzuar për spiunazh. Irani vazhdon të mbajë shtetas francezë në atë që Parisi e quan ndalim arbitrar./ Dosja.al

kulla eiffel

Sondazh

Poll