Bota

Vuçiç në forumin e Davos: Luftë për reputacionin politik të Serbisë

Forumi Ekonomik Botëror do të zgjasë deri më 20 janar, ku do të mbledhë një numër rekord biznesmenësh, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës shtetërorë dhe personazhe të njohur, si dhe përfaqësues të Serbisë.

17 Janar 2023, 15:49 Nga I.A
Vuçiç në forumin e Davos: Luftë për reputacionin
Aleksandar Vuçiç

ZVICËR- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Davos të Zvicrës, ku dje ka nisur Forumi Ekonomik Botëror.

"Mbërrita në Zvicër. Mikpritësit dashamirës na siguruan transport me helikopter për në Davos dhe nga ora 15:00 filluam detyrat tona të pasdites. Lufta për reputacionin politik të Serbisë dhe investimet e reja janë arsyeja kryesore për të ardhur në këtë vend të kësaj bote edhe këtë vit," tha Vuçiç.

Forumi Ekonomik Botëror do të zgjasë deri më 20 janar, ku do të mbledhë një numër rekord biznesmenësh, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës shtetërorë dhe personazhe të njohur, si dhe përfaqësues të Serbisë. Sipas agjendës zyrtare, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviç.

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror kanë publikuar një listë të pjesëmarrësve, e cila përfshin dhe shtetin e Kosovws tw përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti.

aleksandar vuçiç maja gojkoviç forumi i davos

Sondazh

Poll