Bota

Ursula von der Leyen në Davos: Mbështetje e palëkundur për Ukrainën

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit në Davos, Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të përgatisë ligje për industritë pa emetim të gazrave serrë, duke inkurajuar teknologjitë e gjelbra.

17 Janar 2023, 15:35 Nga I.A
Ursula von der Leyen në Davos: Mbështetje e palëkundur për
Ursula von der Leyen

ZVICËR- Europa do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa është e nevojshme" në marrëdhëniet e saj me Rusinë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

"Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë," tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se kjo ndihmë reflektohet në "rivendosjen e furnizimit me energji elektrike, ngrohje dhe ujë, si dhe përgatitjet për përpjekjet afatgjata të rindërtimit" të vendit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit në Davos, Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të përgatisë ligje për industritë pa emetim të gazrave serrë, duke inkurajuar teknologjitë e gjelbra.

"Rregullorja e re do të përcaktojë objektiva të qarta për teknologjinë e pastër deri në vitin 2030. Qëllimi do të jetë fokusimi i investimeve në projektet strategjike përgjatë zinxhirëve të furnizimit, si dhe thjeshtimi dhe përshpejtimi i procedurave për miratimin e vendeve të reja të prodhimit," tha presidentja e Komisioni Europian.

Ajo dënoi gjithashtu "përpjekjet agresive" për të tërhequr kapacitete industriale nga Evropa "drejt Kinës dhe gjetkë", veçanërisht në fushën e teknologjive të energjisë së pastër. Ursula von der Leyen shtoi se Bashkimi Evropian nuk do të hezitojë të hapë hetime nëse beson se tregjet evropiane kërcënohen nga subvencione të tilla.

ursula von der leyen forumi i davos

Sondazh

Poll