Bota

Kaos në 'Ditën e Martin Luther King', qëllohen me armë 8 persona në Florida

Sipas zyrës së sherifit, një person ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe katër të tjerë u plagosën nga kaosi pas të shtënave me armë.

17 Janar 2023, 14:10 Nga a.l
Kaos në 'Ditën e Martin Luther King', qëllohen me
Florida

SHBA- Të paktën tetë persona u qëlluan në një festë të Ditës së Martin Luther King, Jr në Fort Pierce, Florida. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zyra e Sherifit të Qarkut St. Lucie. 

Sipas zyrës së sherifit, një person ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe katër të tjerë u plagosën nga kaosi pas të shtënave me armë. Tetë persona u dërguan në spital me plagë me armë zjarri.

Nuk është ende e qartë nëse ka të arrestuar apo autorë të identifikuar lidhur me sulmin. Por sherifi i qarkut njoftoi se policia po ndjek disa pista dhe këshilla nga komuniteti. Sipas tij nga hetimet e kryera deri tani dyshohet se në këtë sulm me armë zjarri kanë qenë më shumë se dy persona. Të tetë personat që pësuan plagë me armë zjarri ishin të rritur dhe një nga personat e plagosur si pasojë e të shtënave ishte një i mitur./ Dosja.al

sulm me arme ne florida

Sondazh

Poll