Politike

Shqiptarët drejt Britanisë, ambasadori King-Smith: Jam i shqetësuar për videot e shpërndara në Tik-Tok

Smith tha se Shqipëria duhet të trajtohet si vend i sigurtë dhe t'i japë mundësi të rinjve që të qëndrojnë në vendin e tyre.

16 Janar 2023, 21:07 Nga A.B
Shqiptarët drejt Britanisë, ambasadori King-Smith: Jam i
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Top Story'. Ai u pyet për largimin e shqiptarëve ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Shqetësimin më të madh, ai e shikon tek postimet që bëhen në rrjetet sociale, sidomos në atë 'Tik Tok'. Smith tha se Shqipëria duhet të trajtohet si vend i sigurtë dhe t'i japë mundësi të rinjve që të qëndrojnë në vendin e tyre e të mos largohen duke rrezikuar jetën. 

'Jemi të shqetësuar, ato video në Tik Tok janë shqetësuese për rrezikun e të rinjve. Ata mendojnë se largimi është e vetmja zgjidhje. Ne duhet t'u ofrojmë kushte. Ajo që ne bëmë vjet, ishte komunikata e përbashkët mes dy Qeverive. Duhen parë të gjithë mekanizmat e tjerë, duhet trajtuar Shqipëria si një vend i sigurtë. '- tha ai.

alastair king-smith shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll