Bota

Kryeministri suedez Ulf Kristersson dënon sulmin rus në Dnipro

Ai gjthashtu u shpreh se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës do të mbajnë përgjegjësi. Suedia mban presidencën e rradhës të BE-së që nga fundi i vitit.

16 Janar 2023, 17:03 Nga a.l
Kryeministri suedez Ulf Kristersson dënon sulmin rus në Dnipro
Ulf Kristersson

SUEDI- Suedia dënon sulmet ruse kundër infrastrukturës ukrainase dhe objektivave civile, duke përfshirë një sulm kundër një blloku apartamentesh në Dnipro. Kështu është shprehur kryeministri suedez Ulf Kristersson në konferencën për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, shkruajnë mediat e huaja. 

Qeveria suedeze dënon në termat më të ashpër sulmet sistematike të vazhdueshme të Rusisë kundër civilëve, objekteve civile dhe infrastrukturës kritike, duke përfshirë sulmin e së shtunës në një bllok apartamentesh në qytetin Dnipro”, tha Kristersson.

Ai gjthashtu u shpreh se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës do të mbajnë përgjegjësi. Suedia mban presidencën e rradhës të BE-së që nga fundi i vitit./ Dosja.al

lufta ne ukraine ulf kristersson

Sondazh

Poll