Bota

LUFTA/ Kremlini paralajmëron Perëndimin: Do të djegim tanket që i dërgohen Ukrainës

Britania deklaroi se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2 si edhe mjete të tjerë ushtarake në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme.

16 Janar 2023, 13:47 Nga a.l
LUFTA/ Kremlini paralajmëron Perëndimin: Do të djegim tanket
tank

UKRAINË- Kremlini ka deklaruar sot se tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë do të digjen, duke paralajmëruar Perëndimin se furnizimi i një raundi të ri armësh më të avancuara në Ukrainë nuk do të ndryshonte rezultatin e luftës, shkruan Reuters. 

Tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë ‘do të digjen’. Ata po përdorin Ukrainën si mjet për të arritur qëllimet e tyre kundër Rusisë, por këto tanke do të digjen dhe po ashtu edhe të tjerët”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Britania deklaroi se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2 si edhe mjete të tjerë ushtarake në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme. Por pavarësisht kësaj Peskov ka thënë se furnizimet nga vende si Britania apo Polonia nuk do të ndryshonin luftën në Ukrainë./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll