Aktualitet

Sherr masiv në Sarandë/ Pronarët e hoteleve rrihen me shkopa gome, një i shtrirë përtokë, ndërhyn policia (VD)

13 Shtator 2019, 08:19 Nga DOSJA
Sherr masiv në Sarandë/ Pronarët e hoteleve rrihen me shkopa

Sarandë- Një sherr masiv ka ndodhur në Sarandë, mbrëmjen e djeshme.  JOQ shkruan se në këtë sherr janë përfshirë disa disa menaxherë hotelesh me emër dhe pronarët e tyre.

Nuk dihet ende motivi i sherrit por siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në këtë konflikt janë përdorur edhe shkopat e gomës. Në sherr përfshihen edhe disa policë që mundohen të ndajnë personat e përfshirë. Aty shfaqet edhe një person u shtrirë në tokë.

“Dy pronar te hoteleve aty afër kishin sherr per gati 20 minuta me pendrek. U përfshi menaxheri i nje hoteli shume luksoz aty. Tha se te gjitha ato hotele aty jane ne kontekste gjygjesore edhe sherre te tilla bejn shpesh Policia i arrestoi te gjithe pastaj. Ai golfi qe u ndal aty ishin police civil pastaj u perzie puna nuk dinim se kush ishte kush. Vetem e di se te gjithe jane arrestuar pasi erdhen 3 vetura te policis si përforcime.”, shprehet qytetari.

VIDEO marrë nga JOQ 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrihen pronarët në sarandë sherr masiv në sarandë rrihen pronarët në sarandë sherr masiv në sarandë

Sondazh

Poll