Aktualitet

Ndodh mrekullia, lindi vetëm 800 gramë, por foshnja në Durrës e nis jetën i shëndetshëm (FOTO)

13 Shtator 2019, 07:49 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia, lindi vetëm 800 gramë, por foshnja në

Durrës- Ndodh mrekullia edhe në Durrës. Fëmija lind vetëm 800 gramë po ja del të jetojë. Foshnja pas 2 muajsh nën kujdesin intesiv të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve ka mundur që të kalojë rrezikun dhe të lërë spitalin me një peshë prej 2 kilogramësh. Lajmin e mirë e ka ndarë stafi i spitalit të Durrësit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Te sjellësh në jetë një foshnje është mrekulli, të kujdesesh për ta mbajtur ate në jetë është profesionalizëm. Kjo bebe lindi ne maternitetin e spitalit te Durrësit me datë 03.07.2019.
Fëmija është i seksit femër dhe lindi prematur me peshe 800 gr. Gjate qëndrimit prej 2 muajsh në spital i gjithë stafi mjekë dhe infermiere ju përkushtuan maksimalisht. Me të gjithë kujdesin e treguar fëmija del nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore duke peshuar tashme 2000 gr.”, thuhet në njoftim. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fëmija 800 gramë në durrës foshnja në durrës fëmija 800 gramë në durrës foshnja në durrës

Sondazh

Poll