Aktualitet

E qëlloi me 20 plumba/ Ekstradohet nga Danimarka vrasësi i Nardit të bujtinave në Shkodër (EMRI)

13 Shtator 2019, 06:29 Nga DOSJA
E qëlloi me 20 plumba/ Ekstradohet nga Danimarka vrasësi i Nardit

Tiranë- Nga Danimarka është ekstraduar 27-vjeçari Kristjan Sulaj (Martini), i cili akuzohet si vrasësi i Ferdinad Polisë, i njohur ndryshe si Nardi i Bujtinave. Sipas policisë ai është ekstraduar pasi akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim me tre persona të tjerë që janë arrestuar, njëri prej të cilave është vëllai i autorit.

Tre të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë: Alfred Martini 20-vjeç, që është vëllai i Kristjan Martinit dhe dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma. Ndaj të treve policia ka dhënë masën “arrest me burg”.

Pas krimit të rëndë Kristjan Sulaj arriti që të arratiset menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi. Vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte ai.

Si ndodhi vrasja?

Ferdinand Polia, 35 vjeç, i njohur si biznesmen dhe pronar i disa prej bujtinave turistike në Theth, u ekzekutua me 20 plumba më datë 20 mars të këtij viti,  në fshatin Grudë, teksa që po lëvizte me automjetin e tij, tip fuoristradë. (lexo këtu) Ai u ekzekutua me armë zjarri me silenciator, teksa ishte duke u kthyer  nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë. Ai po udhëtonte bashkë me Xhovan Mirashin, punonjësin e servisit, në momentin kur një person ka qëlluar në drejtim të biznesmenit për t’u larguar më pas me motor.

I kërkuari ndërkombëtar u zbulua falë disa pamjeve filmike të kamerave që administrohen nga Ministria e Mjedisit, të cilat zbardhën siluetën e tij. Sulaj pasi qëllon mbi Polinë, djeg motorin dhe hipën në një automjet tip “Audi A4” dhe largohet duke humbur gjurmët.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja. Ndërsa në trupin e viktimës u gjetën 11 çarje nga të shtënat.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas të kaluarës së errët të tij në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit. Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kristjan martini nardi i bujtinave vrasja e ferdinad polisë vritet biznesmeni në shkodër kristjan martini nardi i bujtinave vrasja e ferdinad polisë vritet biznesmeni në shkodër

Sondazh

Poll