Aktualitet

Falsifikonte monedhat, arrestohet 37-vjeçari nga Belshi i dënuar me 2 vite burg

13 Shtator 2019, 07:35 Nga DOSJA
Falsifikonte monedhat, arrestohet 37-vjeçari nga Belshi i dënuar me

BELSH– Një 37 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se falsifikonte monedha. I arrestuari është shtetasi me iniciale R.Z, 37 vjeç, banues në Belsh.

37 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan me 2 vite burg për veprën penale,  “Falsifikimi i monedhave”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Belsh, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Z., 37 vjeç, banues në Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37-vjecari belsh falsifikim monedhash arrestohet 37-vjecari belsh falsifikim monedhash

Sondazh

Poll