Aktualitet

Ekstradohet nga Damimarka vrasësi i Nardit të Bujtinave, kush është 27-vjeçari që u arratis nga Mali i Zi(EMRI)

13 Shtator 2019, 06:45 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Damimarka vrasësi i Nardit të Bujtinave, kush

Tiranë- Ekstradohet nga Damnmarka Kristjan Sulaj (Martini), që akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Ferdinand Polisë në datë 20 mars të këtij viti në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, në Shkodër. Viktima njihej si Nardi i Bujtinave.

Kristjan Sulaj Martini është vëllai i Alfred Martini, 20 vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë: Alfred Martini 20-vjeç, që  dhe dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma.

Pas krimit të rëndë Kristjan Sulaj arriti që të arratiset menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi. Vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte autori.

Njoftimi policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred martini kristjan martini nardi i bujtinave vritet biznesmeni në shkodër alfred martini kristjan martini nardi i bujtinave vritet biznesmeni në shkodër

Sondazh

Poll