Bota

Sulme të ashpra në Dnipros/ Zelenskyy dënon heshtjen e popullit rus, shkon në 35 numri i viktimave

Sulmi, i cili ka lënë dhjetëra të vdekur, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ka shkaktuar reagime nga e gjithë bota ndërsa lufta vazhdon të jetë e ndezur.

16 Janar 2023, 10:34 Nga a.l
Sulme të ashpra në Dnipros/ Zelenskyy dënon heshtjen e popullit
sulme ne Dnipro

UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin lindor të Ukrainës në Dnipro. Mediat e huaja raportojnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy përmes një video mesazhi ka dënuar rusët për 'heshtjen e tyre frikacake' lidhur me sulmin me raketa në bllokun e kullës ukrainase ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 35, shkruan DailyMail.

Sulmi, i cili ka lënë dhjetëra të vdekur, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ka shkaktuar reagime nga e gjithë bota ndërsa lufta vazhdon të jetë e ndezur. Në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit, kryeministri ukrainas iu drejtua drejtpërdrejt dëgjuesve rusë, duke thënë se ata nuk mund të reagonin lidhur me masakrën nga frika edhe pse e dinë që kjo është e rëndë. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll