Aktualitet

Ndodh edhe kjo/ Mes tribunës qendrore të “Arenës Kombëtare” hapësirë për biznese, pamje nga betonizimi i stadiumit

13 Shtator 2019, 05:34 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo/ Mes tribunës qendrore të “Arenës

Tiranë- Pas shumë debatesh, që prej vitit 2016 ka nisur ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, një stadium bashkëkohor sipas qeverisë Rama.

Përveçse ndërtimit të kullës brenda trupit të stadiumit, një tjetër detaj nuk i ka shpëtuar “syrit” të Dosja.al.  

Vetëm me një vështrim të thjeshtë, në pjesën qendrore të tribunës ndodhet një pjesë biznesi, e cila ka një fasadë xhami me pamje nga fusha e futbollit. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme hapësira e biznesit zë një pjesë jo të vogël në tribunë dhe në fakt duket e çuditshme që ky plan të hartohet për një stadium. Pra sipas projektit nga një qendër tregtare apo zyrë t’i mund të shohësh live një ndeshje futbolli.

Ndoshta qeveria ka dashur të ndërtojë “stadium unik”, por pamje nga tregon krejt të kundërtën, të ngjall habi dhe çudi, pasi aty duhet të ketë vetëm stola për tifozët.  Por jo vetëm kaq. Gjithë tribuna qendrore është prej betoni.  Nga një stadium me kullë, tashmë po shohim edhe stadium të ndërthurur me biznesin.

VIDEO nga brenda stadiumit

 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonizimi i stadiumit biznese në triubunën kryesore të stadiumit ndërtimi i arenës kombëtare betonizimi i stadiumit biznese në triubunën kryesore të stadiumit ndërtimi i arenës kombëtare

Sondazh

Poll