Aktualitet

“Nuk vij me ju”, 50-vjeçari ‘lufton’ me policët që do ta arrestonin dhe i dhunon, prangoset pas përleshjes

12 Shtator 2019, 19:01 Nga DOSJA
“Nuk vij me ju”, 50-vjeçari ‘lufton’ me

TIRANË– Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mësohet se 50-vjeçari me inicialet A.B., është vënë në pranga pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

Mësohet se efektivët kanë shkuar në rrugën “Isuf Banga”, ku dhe ndodhej 50-vjeçari të cilin do ta arrestonin për një ngjarje ku ai ishte i dyshuar.

Por i arrestuari i ka kundërshtuar forcat e policisë duke ushtruar edhe dhunë mbi ta. pas një konflikti policia ka arritur ta rrestojë 50-vjeçarin, i cili tashmë do të përballet me akuzën “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjecari dhunoi policet arrestohet 50 vjecari dhunoi policet

Sondazh

Poll