Aktualitet

EMRI/ Kërkohej prej ditësh nga familja, gjendet i mbytur në lumin e Bunës 60-vjeçari, buzë ujit la karrocën dhe celularin

Gruaja e Nikës kishte bërë denoncim në polici prej 11 janarit.

14 Janar 2023, 15:25 Nga F.M
EMRI/ Kërkohej prej ditësh nga familja, gjendet i mbytur në lumin
Ambulancë

SHKODËR- Ndoc Nika, 60 vjeç është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna. Mësohet se trupi i 60-vjeçarit është gjetur sot, disa ditë pas denoncimit të bërë nga familja.

Gruaja e Nikës kishte bërë denoncim në polici pasi prej 11 janarit, bashkëshorti nuk i kishte shkuar në shtëpi. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo vetëvrasje. Në njoftim, policia sqaron se gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca që përdorte Nika dhe aparati celular.

“Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular”, thote policia.

lumi i bunes ndoc nika

Sondazh

Poll