Politike

'Revolucionit tonë nuk i dhanë mbështetje'/ Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai i vitit 1991

Berisha tha se Durrësi dhe Shqipëria janë në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991.

14 Janar 2023, 11:43 Nga A.B
'Revolucionit tonë nuk i dhanë mbështetje'/ Berisha:
Sali Berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Durrës. Përballë të pranishmëe, Berisha u shpreh se revolucionit të PD-së, askush nuk i doli në mbështetje, duke përmendur këto forcat ndërkombëtare. 

'Ky revolucioni ishte i fundit në revolucionet e vendeve komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare. Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë. Ne kishim vetëm idealet tona demokratike, vuajtjet e tmerrshme të të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Por këto nuk penguan që të ngriheshim fuqishëm ndaj një regjimi që ishte i dobësuar, por përsëri siç mund ta dini shumë prej jush, vriste pa mëshirë, të rinjtë në kufinjtë e Shqipërisë. Jo vetëm i vriste, por u kthye në praktikat e viteve ’50, ku zvarriste kufomat e viktimave për të ushtruar terror te qytetarët. Për të dëshmuar fytyrën e vërtetë. Por revolucioni ynë nuk ndalet. Me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, vazhduan betejën e tyre, derisa përzunë me votën e lirë, diktaturën më staliniste të Europës.'- tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se Durrësi dhe Shqipëria janë në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991.

'U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist. Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne. Sot jemi në një monist që vret ccdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese.'- shtoi në fund ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll