Politike

'Janë kandidatë superiorë'/ Meta: Opozita fiton bashkinë e Tiranës, Elbasanin dhe Durrësin

Ai tha se Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi janë kandidatë të padiskutueshëm dhe superiorë. 

13 Janar 2023, 23:06 Nga F.M
'Janë kandidatë superiorë'/ Meta: Opozita fiton
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë tre bashkitë më të rëndësishme në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. I ftuar në Çim Peka Live, ai tha se Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi janë kandidatë të padiskutueshëm dhe superiorë. 

"Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin e fiton opozita. Belind Këlliçi në Tiranë, është figurë e re, doli nga një proces transparent. Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Këta do të votohen. Luçiano Boçi figurë e re është, ka qenë ndonjëherë kryetar bashkie? Intelektual. Igli Cara, ka qenë ndonjëherë kryetar i bashkisë së Durrësit? Figurë e re është. Janë kandidatë të padiskutueshëm, superiorë në të gjitha aspektet. Kandidojnë për herë të parë në këtë detyrë,"- tha ai. 

 

ilir meta

Sondazh

Poll