Politike

Amnistia fiskale/ Meta: Për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit, s'do e bëja kurrë!

13 Janar 2023, 21:09 Nga DOSJA
Amnistia fiskale/ Meta: Për të legalizuar paratë e krimit dhe
Ilir Meta

Gazetari: Çfarë mendimi ka Ilir Meta lidhur me amnistinë fiskale? Po ta harrosh që iniciativa është e Edi Ramës, do e bënit juve amnistinë nëse do ishit në pushtet?

Meta: Absolutisht që nuk do e ndërmerrja asnjë iniciativë jashtë një vlerësimi transparent. Jo thjesht me partnerët ndërkombëtar, siç është BE. Jemi në një test të vazhdueshëm. Por edhe pa konsultime me biznesin vendas. Kjo është e qartë që bëhet vetëm për një arsye. Për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit.

Gazetari: Ju në pushtet, do gjenit një mënyrë tjetër për të bërë një amnisti?

Meta: Unë nuk do bëja asnjë akt i cili dëmton interesin e vendit. Dëmton interesin e sipërmarrësve, krijon një problem në raport me procesin e integrimit europian.

Sondazh

Poll