Politike

"Solle Rilindjen në pushtet"/ Meta: U kthyen në një bandë gjakpirësash! Jam ndërgjegjësuar hap pas hapi

13 Janar 2023, 21:10 Nga DOSJA
"Solle Rilindjen në pushtet"/ Meta: U kthyen në një
Ilir Meta

Gazetari: Keni ndihmuar Rilindjen që të vijë në pushtet. Kur e kuptoi Ilir Meta që Rilindja u kthye në sekt, siç e quani ju?

Meta: Unë nuk kam bërë marrëveshje me Rilindjen por me PS-në. Është tjetër ajo që u premtua si Rilindje, që do sakrifikonin si Rilindasit për Shqipërinë. Do të jepnin dhe gjak për Shqipërinë. U kthyen në një bandë gjakpirësash. Kur jam ndërgjegjësuar unë? Kjo ka ndodhur hap pas hapi. Përpjekjet e mia për të zgjidhur krizën e 2017-ës, kohën e çadrës, për të evituar kapjen e reformës në drejtësi.

Sondazh

Poll