Politike

Meta: Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën e PD-së, por edhe shumë deputetë që nuk flasin

Për kë e ka fjalën?

13 Janar 2023, 23:20 Nga F.M
Meta: Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën e PD-së, por edhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama ka sekuestruar shumë deputetë opozitarë. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën e kësaj partie, por edhe disa deputetë që nuk flasin.

“Opozita me cdo çmim do hyjë në zgjedhje dhe kjo është një vijë e kuqe për PL. Opozita duhet të jetë shumë aktive dhe më e organizuar kur kemi parasysh që ballafaqohemi me një shtet mafioz, që punon në mënyrë të paligjshme për të frikësuar qytetarët dhe për të mbajtur këtë sistem kleptokratik në fuqi. Ndaj Opozita ka të drejtën e saj të bëjë çdo gjë, por duhet të organizohet shumë herë më mirë. Rama nuk ka sekuestruar vetëm vulën, por ka sekuestruar edhe shumë deputetë, të cilët nuk flasin. Është detyrë e qytetarëve opozitarë që tu kërkojnë që të sillen me përgjegjësi,”- tha Meta.

ilir met edi rama

Sondazh

Poll