Aktualitet

U kapën me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, dalin emrat e tre shqiptarëve të arrestuar

Elton Qyevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba janë vënë në pranga.

14 Janar 2023, 11:14 Nga A.B
U kapën me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e
Anija

TIRANË- Tre emrat e shqiptarëve të arrestuar në anijen që u kap me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit janë bërë të ditur. Elton Qyevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba janë vënë në pranga. Po ashtu, është arrestuar edhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’.

Këta persona u kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia që kishte destinacion Shqipërinë. Anijet u konstatuan më 12 janar dhe një ditë më pas u krye operacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane që arrestoi pjesëtarët e ekuipazhit të anijes “Geni” dhe anijes libiane “Abobakr 124”.

Të gjithë personat e ndaluar do të hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

sekuestrohet anija geni

Sondazh

Poll