Aktualitet

Digjet nga flakët gjatë mbrëmjes mobileria në Pogradec, dyshohet nga shkaqe aksidentale

Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

14 Janar 2023, 10:01 Nga A.B
Digjet nga flakët gjatë mbrëmjes mobileria në Pogradec,
Digjet magazina

POGRADEC- Një mobileri është shkrumbuar gjatë natës në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj. Zjarri ka rënë në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

digjet mobileria pogradec

Sondazh

Poll