Aktualitet

VIDEO- U kap me 25 doza kokainë, euro, dollarë&paund, arrestohet 33-vjeçari në Fier (EMRI)

Vangjush Bitri do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

14 Janar 2023, 09:16 Nga A.B
VIDEO- U kap me 25 doza kokainë, euro, dollarë&paund, arrestohet
Arrestim

FIER- Arrestohet Vangjush Bitri. 33-vjeçari është kapur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, dhe Njësia Opercionale e Fierit, duke lëvizur me doza kokaine dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte Bitri, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Finalizohet operacioni policor i koduar “Boxes”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë Opercionale të DVP Fier. Sekuestrohen doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Boxes”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

vangjush bitri fier arrestim ne fier

Sondazh

Poll