Aktualitet

Lëndë narkotike, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur, Policia arreston 8 persona në Tiranë

Vihen në pranga 8 persona, për vepra të ndryshme penale.

14 Janar 2023, 11:07 Nga A.B
Lëndë narkotike, dhunë në familje, drejtim mjeti në
Policia

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët u kapën me lëndë narkotike, të tjerë që kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve e të tjerë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

NJOFTIMI I POLICISË;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
- D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;
- E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me kangjellat anësore të rrugës;
- H. Gj., 25 vjeç, A. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
- B. A., 45 vjeç, A. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll