Aktualitet

VIDEO-“Mrekullitë e Shqipërisë”, publikohet dokumentari i BBC-së, reportazh nga Butrinti deri në Alpe

Episodi i parë i ciklit “Mrekullitë e Shqipërisë” do të transmetohet në BBC World Service më 21 Janar. Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode.

14 Janar 2023, 08:47 Nga A.B
VIDEO-“Mrekullitë e Shqipërisë”, publikohet
Shqiperia

BRITANI- BBC do të transmetojë prej 21 Janarit 4 episode që zbulojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Shërbimi Ndërkombëtar i BBC-së ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë një pjesë të shkurtër nga ky spot, ndërsa shkruan se kjo ishte diçka e paimagjinueshme vite më parë, por ka ardhur vetëm si pasojë e investimeve që kanë bërë në turizëm.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC World News, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim me disa seri i një prej televizioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete fshatare në Alpet spektakolare.

Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode. Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese në gazetën New York Times apo revistën CondéNast.

bbc albania

Sondazh

Poll