SHERRI në FIER, përplasja nisi pranë parukierisë të gruas të të plagosurit, autori iku me vrap (EMRAT)
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Të shtëna me armë zjarri në Fier, një person ka mbetur i plagosur. Burime për Dosja.al ...
I riu Gerald Ramaj u arrestua menjëherë pas identifikimit përmes kamerave të sigurisë.
DURRËS- Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës pasi vodhi me dhunë xhiron ditore të një biznesi. I riu Gerald Ramaj u arrestua menjëherë pas identifikimit përmes kamerave të sigurisë. Pas këtij rasti, janë zbardhur dhe 4 vjedhje të tjera në markete të ndryshme të qarkut të Durrësit, ku është arrestuar dhe 30 vjeçari Kristo Myftari.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vodhi me dhunë, xhiron ditore të një biznesi, falë veprimeve të shpejta policore, brenda pak orësh, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Zbardhen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në markete të ndryshme, në qarkun e Durrësit, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (furrë buke), në lagjen nr. 2, Durrës, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë identifikimi, ndalimi dhe arrestimi i shtetasit G. R., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi nga provat e siguruara falë reagimit të menjëhershëm, rezultoi se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, xhiron ditore (10 000 lekë të rinj) në një biznes (furrë buke), në lagjen nr. 2.
-Si rezultat i punës hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, u zbardhën 4 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market, shishe me pije alkoolike. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 30-vjeçari është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera, të të njëjtit artikull, në markete të ndryshme, në qytetin e Durrësit, të ndodhura më 5, 7 dhe 12 janar 2023. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Të shtëna me armë zjarri në Fier, një person ka mbetur i plagosur. Burime për Dosja.al ...
Foto ilustruese FIER- Policia e Fierit ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mesditën e sotme në Fier. Në njoftimin e...
Te arrestuarit TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sekretarin e Përgjithshëm ...
aksident te rruga e Arbrit DIBËR- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin që u shënua ditën e sotme të 'Rruga e Arbrit' ku një...
Banesa e viktimes BULQIZË- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme brenda banesës. Dosja.al mëson se viktima...
aksidenti DIBËR- Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur sot te 'Rruga e Arbrit'. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet sesi fadroma ka përf...
Dritan Abazoviç, Grida Duma dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka marrë titullin 'Doctor Honori...
Sarandë SARANDË- Një qytetar në Sarandë ka denoncuar një masakër të ndodhur në Portin e Sarandës ku nj&eu...
Servet Libohova TIRANE- Pronari i parë i magazinës që u mor nga shtetasi Ilir Thana, objekti që çoi në burg zyrtarët e...
Foto ilustruese DIBËR- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbërit. Një fadromë ...