Bota

Po e dërgonin në spital, si arriti të arratisej vrasësi shqiptar i dënuar me 40 vjet burg në Maqedoninë e Veriut (EMRI)

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.

13 Janar 2023, 12:12 Nga a.l

 

Po e dërgonin në spital, si arriti të arratisej vrasësi
Maqedonia e Veriut

 

MAQEDONI E VERIUT- Bekim Mehmeti është shqiptari i cili u arratis nga burgu në Idrovicës në Maqedoninë e Veriut i dënuar me 40 vite burg për vrasje. 

Mediat vendase raportojnë se, shqiptari ka kërkuar të dërgohet në spital dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer një pistoletë dhe ka plagosur njërin prej shoqëruese, konkretisht shoferin e ambulancës, duke u arratisur. 

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.

bekim mehmeti

Sondazh

Poll