Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm para ambienteve të tifozëve të Panathinaikos, kamerat 'kapin mat' autorët, u larguan me motoçikletë

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Athinës përballë ambienteve të tifozëve të Panthinakikos, ku ka shpërthyer një pajisje artizanale.

13 Janar 2023, 11:17 Nga a.l
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm para ambienteve të tifozëve
shpërthimi

GREQI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mëngjesin e sotëm në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Athinës përballë ambienteve të tifozëve të Panthinakikos, ku ka shpërthyer një pajisje artizanale.

Mediat greke raportojnë se, dy persona me motoçikletë rreth orës 4 të mëngjesit janë hedhur lëndën plasëse pranë ambienteve të tifozëve dhe më pas janë larguar. 

Tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy automjete u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi.Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi nuk ka pasur flakë. Hetimet e policisë po vijojnë për të përcaktuar llojin e mekanizmit që mund të jetë përdorur./ Dosja.al

shperthim ne greqi

Sondazh

Poll