Bota

'Do jetë e vështirë por...'/ Vuçiç: Duhet të formohet komuniteti i komunave serbe

Vuçiç tha se i është mirënjohës delegacionit amerikan i cili gjatë vizitës së tij në Prishtinë insistoi në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara

13 Janar 2023, 11:54 Nga a.l
'Do jetë e vështirë por...'/ Vuçiç: Duhet
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, deklaroi se tashmë është plotësisht e qartë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, por ka theksuar se do të jetë e vështirë. Vuçiç tha se i është mirënjohës delegacionit amerikan i cili gjatë vizitës së tij në Prishtinë insistoi në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara, shkruan Tanjug. 

Ai u tha gazetarëve pas ndarjes së çmimeve për foton më të mirë se dje ka diskutuar edhe për propozim franko-gjerman me delegacionin amerikan.

Ne theksuam se çfarë jemi përgjigjur për këtë në non-paper, cilat janë vijat tona të kuqe. Folëm edhe për ZSO. Ne presim dhe ju falënderojmë për faktin që delegacioni amerikan insistoi në zbatimin e marrëveshjes dhe një takim të madh, na pret në datën 20 me (Miroslav) Lajçak. Të shohim si do të duket”, tha ai.

I dërguari i lartë amerikan filloi këtë javë një seri vizitash në disa vende të Ballkanit, të përqëndruara tek përpjekjet ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pas disa javësh tensionesh të rritura.

aleksander vucic

Sondazh

Poll