Bota

VIDEO/ Zbulohet kampi rus i torturave, rrëfimi rrënqethës: Më futën duart në ujë të valuar, më shkulën thonjtë

Të burgosurit u mbajtën gjithashtu në qeli të mbipopulluara pa kanalizime ose ushqim ose ujë të mjaftueshëm për periudha deri në dy muaj, thanë disa nga njerëzit. 

13 Janar 2023, 11:04 Nga a.l
VIDEO/ Zbulohet kampi rus i torturave, rrëfimi rrënqethës:
kampi rus

RUSI- Hetuesit e krimeve të luftës të Kievit kanë zbuluar kampin rus të torturave na rajonin ukrainas të Khersonit. Një banore i përshkroi prokurorëve se i kishin futur duart me forcë në ujë të vluar, i kishin shkulur thonjtë dhe e kishin rrahur brutalisht. Metodat e tjera të torturës nga ushtarët okupues të Vladimir Putinit ishin goditje elektrike në organet gjenitale dhe pjesë të tjera të trupit, rrahje dhe forma të ndryshme mbytjeje.

Të burgosurit u mbajtën gjithashtu në qeli të mbipopulluara pa kanalizime ose ushqim ose ujë të mjaftueshëm për periudha deri në dy muaj, thanë disa nga njerëzit. 

Oksana Minenko, një llogaritare 44-vjeçare që jeton në qytetin ukrainas të Khersonit, tha se ajo ishte arrestuar dhe torturuar vazhdimisht nga forcat pushtuese ruse. Burri i saj, një ushtar ukrainas, vdiq duke mbrojtur urën Antonivskyi të Khersonit në ditën e parë të luftës në shkallë të gjerë. Gjatë disa marrjeve në pyetje në pranverë, forcat ruse i zhytën duart në ujë të valë, i nxorrën thonjtë dhe e rrahën në fytyrë me kondakët e pushkëve aq keq sa kishte nevojë për operacione plastike, shkruan DailyMail. 

"Një dhimbje u shndërrua në një tjetër," tha Minenko, duke folur ndërsa ishte në një qendër të improvizuar ndihme humanitare në fillim të dhjetorit me shenja të dukshme rreth syve të saj nga ajo që ajo tha se ishte një operacion për të riparuar dëmin. / Dosja.al

kampi rus i torturave oksana minenko

Sondazh

Poll