Bota

Ishin braktisur në kufirin SHBA-Meksikë, policia shpëton 3 fëmijë të mitur

Tre fëmijët u vendosën nën kujdesin e Sistemit të Meksikës për Zhvillimin Integral të Familjes (DIF).

13 Janar 2023, 12:02 Nga a.l
Ishin braktisur në kufirin SHBA-Meksikë, policia shpëton 3
Meksikë

SHBA- Tre fëmijë të mitur janë gjetur në kufirin SHBA-Meksikë, të pashoqëruar e të braktisur. Mediat e huaja raportojnë se tre motrat janë 9, 6 dhe 1 vjeç. Më e madhja po mbante motrën e saj të vogël në krahë kur u gjet nga agjentët. Zyrtarët e konsullatës së Salvadorit në Meksikë ishin në dijeni të incidentit dhe në bisedime me autoritetet lokale, tha ministria e jashtme e El Salvadorit.

Kalimi i Rio Grande që ndan Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën është një nga pengesat e fundit me të cilat përballen emigrantët përpara se të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, shpesh pas udhëtimeve të vështira.Tre fëmijët u vendosën nën kujdesin e Sistemit të Meksikës për Zhvillimin Integral të Familjes (DIF)./ Dosja.al

shpetohen tre te mitur ne kufirin shba-meksike

Sondazh

Poll